Një tjetër tragjedi gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’

Një tjetër tragjedi gjatë xhirimeve të filmit ‘Rust’

10:03, 08/11/2021
A+ Aa A-

Ndërkohë që jehona e vrasjes aksidentale të kineastës së filmit Halyna Hutchins nga aktori i njohur Alec Baldwin vazhdon, një tjetër tragjedi ka ndodhur në gjatë xhirimit të filmit ‘Hust’.

Sipas New York Post një merimangë helmuese ka kafshuar një operator të filmit i cili ka humbur krahun nga ky kafshim.

Sipas të njëjtit lajm mjekët kanë kryer një sërë operacionesh për të ndaluar infeksionin dhe për të shpëtuar krahun e tij nga amputimi (nga prerja) por nuk ja kanë arritur dot.

Ditë më parë anëtarët e stafit të xhirimit të filmit ‘Hust’  kanë pohuar se gjatë xhirimeve nuk janë marrë masat e nevojshme dhe se kanë ndodhur një sërë aksidentesh.

 Sipas raportit të bazuar në punonjësit e setit në Los Angeles Times, 3 aksidente kanë ndodhur gjatë xhirimeve para ngjarjes tragjike që rezultoi me vdekjen e Hutchins.

Në një prej këtyre aksidenteve, një punonjës ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa e dyti kafshimi i operatorit nga merimanga. 

 

Kujtojmë që bashkëshorti i kineastës së vrarë ka punësuar një avokat për të dërguar çështjen në gjykatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco