Bora e parë mbuloi Pekinin dhe Kinën veriore

Bora e parë mbuloi Pekinin dhe Kinën veriore

12:30, 07/11/2021
A+ Aa A-

Bora e hershme mbuloi pjesën më të madhe të Kinës veriore, duke përfshirë kryeqytetin Pekin, duke shkaktuar mbylljen e autostradave dhe anulimin ose vonimin e avionëve dhe trenave.

Temperaturat ranë nën zero dhe vala e ftohtë lëvizte nga perëndimi në lindje. 

Bora ra sot në Pekin, në qytetin e afërt Tainjin dhe Kinën verilindore, ndërsa një ditë më parë goditi pjesë të Mongolisë së Brendshme dhe zona të tjera perëndimore.

Qendra Kombëtare Meteorologjike ka lëshuar një alarm meteorologjik portokalli për stuhitë, i cili është niveli i dytë më i lartë në sistemin e paralajmërimit me katër gradë në Kinë.

Në disa zona parashikohen reshje deri në 30 centimetra bore.

Disa seksione të autostradave janë mbyllur, trafiku i autobusëve në më shumë se 160 linja është pezulluar përkohësisht dhe numri i fluturimeve për në dy aeroportet kryesore të qytetit është zvogëluar, njoftoi media shtetërore.

Trenat me shpejtësi të lartë për në Tianjin dhe Shangai janë anuluar ose vonuar.

Qielli u pastrua në kryeqytetin kinez gjatë pasdites sipas kohës lokale, ndërsa stuhia u zhvendos më në lindje.

Autoritetet e qytetit deklaruan se bora nga lagjet ku ka raste të infektimit me Covid-19 nuk do të hiqet, raportojnë mediat shtetërore. 

Ata nuk deklaruan pse, por Kina ka futur masa jashtëzakonisht të rrepta në qasjen e saj të tolerancës zero për të frenuar përhapjen e virusit.

Në rajonin autonom të Mongolisë së Brendshme, fluturimet u anuluan të shtunën në aeroportin Hohot, kryeqyteti i atij rajoni, njoftoi agjencia Xinhua. 

Gjithashtu, disa autostrada janë mbyllur përkohësisht në provincën Hebei, e cila rrethon Pekinin, dhe në perëndim në provincën e Shanxi, tha agjencia Xinhua.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco