SHBA/ Administrata miraton shitjen e armëve prej 650 milionësh në Arabinë Saudite

SHBA/ Administrata miraton shitjen e armëve prej 650 milionësh në Arabinë Saudite

12:26, 05/11/2021
A+ Aa A-

Administrata e Bidenit i njoftoi të enjten ligjvënësit amerikanë se e ka miratuar shitjen prej 650 milionë dollarësh të raketave ajër – ajër në Arabinë Saudite. Kjo është shitja e parë e armëve nga ShBA-ja për Arabinë Saudite gjatë pushtetit të Bidenit.

Arabia Saudite ka kërkuar raketa të tipit “280 AIM-120C-7/C-8” dhe hedhëse raketash të tipit “596 LAU-128” si dhe pajisje mbështetëse si pjesë për riparim, tha përmes një deklarate Agjencia për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri.

 “Shitja e propozuar do ta përmirësojë aftësinë e Arabisë Saudite për t’u bërë ballë kërcënimeve të tanishme dhe të ardhshme duke i rritur rezervat e raketave me rreze të mesme për flotën e aeroplanëve luftarakë për mbrojtjen kombëtare”, tha agjencia e Pentagonit, duke shtuar se Arabisë Saudite do t’i shiten aeroplanët luftarakë të tipave “Eurofighter Typhoon”, “F-15C/D”, “F-15S” dhe “F-15SA”.

Njoftimi i administratës për ligjvënësit e fillon periudhën 30-ditore të shqyrtimit në Kongres, ku ka gjasë që demokratët e Bidenit të shprehin ankesa. Demokratët i kanë kundërshtuar përpjekjet për ta ndihmuar Arabinë Saudite shkaku i fushatës ushtarake të këtij shteti në Jemen, e cila është lidhur me shkelje të të drejtave të njeriut, dhe për shkak të vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.

Kongresi mund ta bllokojë ose ndryshojë shitjen e armëve duke e miratuar legjislacionin para mbylljes së afatit 30-ditor, shkruan Anadolu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco