Përse Greta Thumberg po flirton me Kinën?

Përse Greta Thumberg po flirton me Kinën?

11:07, 05/11/2021
A+ Aa A-

BILD

Qindra e mijëra prej tyre protestojnë vazhdimisht në qendrat e qyteteve gjermane, duke denoncuar faktin se politika e Gjermanisë është inaktive.

Por përse aktivistët e klimës të ‘Fridays for Future- FFF’ nuk shfaqen kurrë përpara përfaqësive të Republikës Popullore të Kinës, ndotësit më të madh të klimës në botë?

Në samitin e klimës në Glasgou u mësua se Republika Popullore e ka rritur ndjeshëm emetimin e karbonit në hapësirë që nga viti 2020: duke kapur 31 përqind të totalit global nga 27 përqind të një viti më parë. Ky është rezultati i një analize nga shoqata kërkimore ‘Global Carbon Project’.

Wiebke Winter, drejtori federal në CDU i Unionit për Klimën, nënvizon rolin kyç të Kinës, duke thënë për BILD: “Nëse Kina nuk merr pjesë, ne nuk kemi asnjë shans të arrijmë objektivin e 1.5 gradëve. Çdo vend duhet të marrë pjesë”.

Por çfarë thotë drejtuesja e FFF, 18-vjeçarja Greta Thunberg? Së fundmi ajo akuzoi Gjermaninë për ‘faj historik’ për shkak të emetimeve të larta të dioksidit të karbonit.

Kurse për Kinën ajo shkroi për herë të fundit në maj: “Po, Kina klasifikohet akoma si një vend në zhvillim nga Organizata Botërore e Tregtisë. Por ky nuk është justifikim për të shkatërruar kushtet aktuale dhe të ardhshme të jetesës”.

Atëherë përse aktivistët e FFF nuk protestojnë përpara ambasadës kineze? Cili është sekreti? Pyetjet e BILD për këtë temë kanë mbetur akoma pa përgjigje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco