Paris, nëna e sulmuesit të Bataclan akuzohet për 'financim të terrorizmit'

Paris, nëna e sulmuesit të Bataclan akuzohet për 'financim të terrorizmit'

10:59, 05/11/2021
A+ Aa A-

Paris - Nëna e një prej sulmuesve të sallës së koncerteve Bataclan në vitin 2015 po përballet me gjykatën në Paris, e akuzuar për "financim të terrorizmit".

Fatima Hajji, 53 vjeçe, akuzohet se i ka dërguar 13,000 euro djalit të saj dhe partneres së tij, ndërsa ata ishin në Irak dhe Siri, midis viteve 2014 dhe 2015.

Ajo duhej të dilte para Gjykatës Penale të Parisit të enjten, por çështja tani është shtyrë për në mars 2022 për t'i dhënë asaj më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen e saj.

Djali i saj, Foued Mohamed Aggad, ishte një nga tre kamikazët vetëvrasës që sulmuan teatrin e Parisit gjatë sulmeve terroriste të nëntorit 2015.

Partnerja e tij Hajira Belkhir -- e cila supozohet e vdekur -- po hetohet gjithashtu për "shoqatë kriminale terroriste".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco