Presidenti çek Milos Zeman del nga reanimacioni në mes të ngërçit politik

Presidenti çek Milos Zeman del nga reanimacioni në mes të ngërçit politik

10:50, 05/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti i Republikës Çeke, Miloš Zeman, ka dalë nga një njesi kujdesi intensiv në një spital të Pragës, thanë zyrtarët.

Zeman tani është transferuar në një dhomë rehabilitimi, sipas spitalit ku po trajtohet.

Dalja e tij nga terapia intensive vjen pasi senatorët çekë po përpiqen ta shpallin Presidentin të papërshtatshëm për detyrën.

Sipas Kushtetutës çeke, Presidenti i vendit emëron Kryeministrin e ardhshëm, por Zeman nuk ka qenë në gjendje të ndërmjetësojë bisedimet për formimin e një qeverie të re nga spitali.

Mediat çeke thonë se presidenti 77-vjeçar vuan nga probleme të rënda të mëlçisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco