Kisha greke u bën thirrje besimtarëve të vaksinohen pasi rastet COVID po shtohen

Kisha greke u bën thirrje besimtarëve të vaksinohen pasi rastet COVID po shtohen

10:41, 05/11/2021
A+ Aa A-

Athinë - Kisha e fuqishme Ortodokse e Greqisë të enjten u bëri thirrje anëtarëve të saj të marrin pjesë në shërbimet kishtare me çertifikata vaksinimi ose testimi, pasi numri ditor i infeksioneve të reja të konfirmuara në vend arriti një rekord të lartë për herë të dytë brenda pak ditësh.

Sinodi i Shenjtë që qeveris kishën i bëri rekomandimet në një direktivë dërguar të gjitha famullive në vend. Zyrtarët e kishës nuk thanë nëse zbatimi i udhëzimeve ishte i detyrueshëm.

Shërbimet fetare u anuluan për disa muaj për shkak të pandemisë vitin e kaluar, por qeveria ka refuzuar t’i bëjë të detyrueshme vaksinimet ose testet për frekuentimin e kishës këtë vit, në 2021-in – pavarësisht se ka futur kufizime të ashpra për hyrjen në ambiente të tjera të brendshme, përfshirë kinematë dhe restorantet.

Udhëheqësit e kishës i nxisin në mënyrë rutinë grekët të ndjekin udhëzimet mjekësore, por kanë hezituar t'u përgjigjen peshkopëve që janë hapur skeptikë rreth vaksinimit ose që madje kanë kërkuar kundërshtim publik ndaj kufizimeve të sigurisë.

Nga ana tjetër, të mërkurën një peshkop që kryeson famullitë në ishullin Lesbos, në Detin lindor Egje, nënshkroi një urdhër për pezullimin e klerikëve të pavaksinuar nga postet e tyre, pezullim pa pagesë, duke filluar nga java e ardhshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco