Një emigrant i vdekur dhe tre të plagosur, goditur nga treni në Francë

Një emigrant i vdekur dhe tre të plagosur, goditur nga treni në Francë

10:36, 05/11/2021
A+ Aa A-

Një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren i goditi aksidentalisht katër emigrantët që po ecnin në shina në Calais, në veri të Francës.

Aksidenti ndodhi rreth orës 18:35 të mbrëmjes së së enjtes në linjën hekurudhore që lidh Dunkirk me Calais.

"Katër migrantë u goditën. Një person ka vdekur, një është në urgjencë dhe është dërguar në spital, dhe dy të tjerët janë plagosur, por pa një prognozë kërcënuese për jetën," i tha AFP-së, prokurori public i Boulogne-sur-Mer, z. Guirec Le Bras..

Ai tha se dy emigrantët që u plagosën lehtë ishin nga Eritrea dhe se zona ishte një kalim i rregullt për emigrantët që e përdorin atë për të shkuar në kampet e Calais.

Shtatëmbëdhjetë persona ishin në tren, por "asnjë nuk u plagos", shtoi prokurori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco