Rekord të infektuarish në Europën Lindore

Rekord të infektuarish në Europën Lindore

09:08, 05/11/2021
A+ Aa A-

Gjermania ka regjistruar 34,000 raste në 24 orë, numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë. Ministri gjerman i Shëndetësisë madje e quajti “pandemi të të pavaksinuarve”.

Në të njëjtën kohë, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar për 500,000 viktima më shumë në Europë deri në shkurt. Dhe ndërsa shifrat në Gjermani janë ende shumë më të ulëta në krahasim me Britanisë, me më shumë se 41,000 raste në ditë, zyrtarët e shëndetit publik janë të shqetësuar se një valë e katërt e epidemisë mund të shkaktojë më shumë viktima  dhe të ushtrojë presion mbi sistemin shëndetësor.

Europa Lindore

Rusia dhe Ukraina kanë shënuar rekord viktimash dhe të infektuarish. Rumania regjistroi numrin më të madh të viktimave -591 të vdekur në 24 orë. Sistemi shëndetësor i vendit është tashmë në kolaps.

Në Hungari, rastet ditore u dyfishuan javën e kaluar në 6,268. Përdorimi i maskës është bërë i detyrueshëm vetëm në transportin publik dhe në spitale. Sllovakia  regjistroi numrin më të lartë të të infektuarve për herë të dytë që nga fillimi i pandemisë.

E njëjta situatë paraqitet edhe në Republikën Çeke. Letonia riktheu gjendjen e jashtëzakonshme tre mujore pas rritjes rekord të rasteve.

Itali-Portugali-Spanjë

Italia, me një nga normat më të larta të vaksinimit, regjistroi një rritje prej 16.6% të rasteve javën e kaluar. Rastet në Portugali tejkaluan 1000 për herë të parë që nga shtatori. Spanja është një nga vendet e pakta që nuk ka shënuar rritje në numrin e rasteve.

Më në fund, qeveria holandeze njoftoi se do të rikthente përdorimin e maskave dhe distancën sociale në vendet publike pasi shtrimet në spital u rritën me 31% brenda një jave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco