Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Pas ‘tradhtisë’ së burrit, gruaja vret 5 nga 6 fëmijët e saj

Pas ‘tradhtisë’ së burrit, gruaja vret 5 nga 6 fëmijët e saj

18:41, 04/11/2021
A+ Aa A-

Një grua nga qyteti gjerman Solingen u dënua me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtore për vrasjen e pesë nga gjashtë fëmijët e saj.

Fëmijët ishin të moshës nga një deri në tetë vjeç.

28-vjeçarja fillimisht ka qetësuar fëmijët dhe më pas ka mbytur Melinën një-vjeçare; Leonie, dy; Sophie, tre; Timo, gjashtë vjeç; dhe Luca, tetë, një nga një.

Vetëm djali i madh i mbijetoi krimit që tronditi Gjermaninë, sepse e ëma e kishte dërguar te gjyshja.

Hetimet zbuluan se shkaku është bërë një fotografi, ku burri i saj shfaqet me një partnere të re.

Më pas ajo i dërgoi një mesazh burrit se nuk do t'i shihet më fëmijët.

Trupat e fëmijëve u zbuluan në shtretërit e tyre më 3 shtator 2020. Ajo pretendoi se dikush kishte hyrë në shtëpinë e saj, e kishte lidhur dhe e kishte detyruar të dërgonte mesazhin para se t'i vriste fëmijët.

Ekspertët psikiatrikë nuk gjetën prova të sëmundjeve të rënda mendore.

Avokati i saj mbrojtës kërkoi lirimin e saj me arsyetimin se ende mbeten dyshime nëse klienti e tij e kishte kryer vrasjen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco