Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Dosja 'Partizani' dhe 'Partizanët' në SPAK

Boston/ Për herë të parë në krye të bashkisë një grua aziatiko-amerikane

Boston/ Për herë të parë në krye të bashkisë një grua aziatiko-amerikane

16:30, 04/11/2021
A+ Aa A-

Votuesit e Bostonit, shënuan një moment kyç në historinë e gjatë politike të qytetit, duke zgjedhur për herë të parë një grua në postin e kryetares së bashkisë e cila është njëkohësisht edhe aziatiko-amerikania e parë që zgjidhet në këtë detyrë.

Michelle Wu shërbente në këshillin e qytetit.

Fitorja e zonjës Michelle ëu shënon një pikë kthese për qytetin. Përpara zgjedhjes së saj Bostoni ka zgjedhur vetëm burra të bardhë si kryetarë bashkie.

Wu kandidoi përballë Annissa Essaibi George. Fitorja e saj është dëshmia më e fundit se sa shumë ka ndryshuar Bostoni, kryebashkiakët e së cilit deri tani kishin mbiemra irlandezë.

Wu nuk do të ketë shumë kohë për të shijuar fitoren, ajo pritet ta bëjë betimin më 16 nëntor.

"Ne jemi gati për këtë moment, jemi gati për një Boston të ri për të gjithë. Një Boston që nuk i nxjerr njerëzit jashtë, por i mirëpret të gjithë ata që e quajnë qytetin tonë shtëpi", tha Wu.

Pak përpara se të mbante fjalimin e fitores Wu, Essaibi George e pranoi humbjen.

"Dua ta përgëzoj Michelle Wu. Ajo është gruaja e parë, personi i parë me ngjyrë si dhe aziatiko-amerikania e parë e zgjedhur për të qenë kryetare e bashkisë së Bostonit dhe kjo nuk është diçka e vogël”, tha ajo.

Zonja ëu kishte marrë mbështetje nga shumë politikanë të njohur përfshirë nga kryebashkiakia në detyrë Kim Janey, senatorët e SHBA-së Elizabeth ëarren dhe Edward Markey, dhe ligjvënësja Ayanna Pressley, një ish-këshilltare e qytetit të Bostonit dhe anëtare e të grupit të ligjvënëseve demokrate në Kongres i ashtuqujtur "Skuadra"./ Zëri i Amerikës

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco