Turisti nuk pranoi të paguante 580 euro për kafe në Budapest, arrestohet pronari i lokalit

Turisti nuk pranoi të paguante 580 euro për kafe në Budapest, arrestohet pronari i lokalit

20:37, 03/11/2021
A+ Aa A-

Policia hungareze po kryen një aksion vendimtar ndaj pronarëve të pangopur të ambienteve të hotelierisë që po “grabitin” turistët, duke i ngarkuar konsumin me çmime marramendëse.

Në një lokal në qendër të qytetit, kamerierët u arrestuan në flagrancë kur një turist gjerman nuk pranoi të paguante 210 mijë forintë (rreth 580 euro) dhe për këtë u kërcënua.

Policia arrestoi edhe pronaren e lokalit dhe djalin e saj, ndaj ata do të dërgohen para gjykatës hetuese.

Turisti tha se donte të pinte vetëm kafe, dhe kamarierët vazhdimisht sillnin pije që ai nuk i porosiste dhe kur ai nuk pranoi të paguante, ata e kërcënuan se do të thërrisnin policinë dhe do t'i ngarkonin shpenzimet e një përkthyesi.

Në forumet turistike mund të lexohen rregullisht ankesat ndaj furnizuesve të ushqimit që nuk ngurrojnë të “marrin” turistë.

Madje, policia ka disa kohë që e ka ndjekur lokalin në fjalë dhe tani i është dhënë mundësia të kapin personelin.

Të njëjtët pronarë drejtojnë edhe dy lokale të tjera në Budapest, njëri prej të cilëve është në rrugën më të famshme Vaci, një shëtitore e njohur për turistët.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco