Biden kritikon liderët e Kinës dhe Rusisë që po mungojnë në Samitin e klimës

Biden kritikon liderët e Kinës dhe Rusisë që po mungojnë në Samitin e klimës

08:28, 03/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti amerikan Joe Biden ka kritikuar liderët e Kinës dhe Rusisë për mospjesëmarrjen në samitin e klimës COP26.

Në një fjalim të martën mbrëma, Biden tha se klima ishte "një çështje gjigante" dhe Kina "iku tutjea" - duke shtuar  "e njëjta gjë edhe me Rusinë dhe Putinin".

As Presidenti rus Vladimir Putin dhe as Presidenti kinez Xi Jinping nuk janë në samitin që po mbahet në Glasgow.

Të dyja vendet megjithatë kanë dërguar delegacione në bisedimet, të cilat do të zgjasin dy javë, deri më 14 nëntor.

Kina është emituesi më i madh në botë i dioksidit të karbonit, i ndjekur nga SHBA.

Rusia është vendi i pestë më i madh, pas BE-së dhe Indisë.

Më shumë se 120 liderë morën pjesë në konferencën që po zhvillohet në qytetin më të madh të Skocisë.

Vendet kanë njoftuar tashmë lidhjen e marrëveshjeve të mëdha,  përfshirë një zotim global për të ulur nivelet e metanit deri në vitin 2030, si dhe për t'i dhënë fund dhe anuluar shpyllëzimin deri në të njëjtin vit.

Si Kina ashtu edhe Rusia janë nënshkruese të premtimit për të anuluar shpyllëzimin.

Para fjalimit të Biden, Putin praktikisht iu drejtua një takimi mbi menaxhimin e pyjeve në samitin COP26 të martën, duke thënë se Rusia mori "masat më të forta dhe më të fuqishme për të ruajtur" pyjet, sipas një njoftimi për shtyp të Kremlinit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/11/2021 10:59

Kritikoji. kritikoji! Kritikoji rende biles! Bejuni edhe ndonje Flete-Rrufe! As Kina dhe as Rusia nuk e rruajnë far për këtë Amerikë të mbaruar, të telendisur, të turpëruar, të bythëqirëzuar dhe të sorosianizuar!! Nuk pjerdh më askush në botë as SHBA, as Britaninë e Madhe dhe as vendet e BE! Nuk e kanë më SHBA, UK dhe BE autoritetin e dikurshëm, pasi ato vetë po kontribuojnë dhe po financojnë qeveritë e reja autoritariste, diktatoriale dhe neokomuniste në Ballkan dhe kudo në botë, duke shkelur me këmbë, duke goditur rëndë dhe duke eliminuar demokracinë, me pretekstin e një stabilokracie vdekjeje klinike!! Pra vetë SHBA, UK dhe BE po krijojnë dhe po mbështesin në botë qeveri të stilit putinisto-stalinist!! Shkarja e SHBA, UK dhe BE drejt këtij trendi antidemokratik është aq e shpejtë dhe e rëndë sa që jo vetëm do t'i kushtojë shumë demokracisë por do ta shkatërrojë fare këtë "Stabilokraci" vdekjeprurëse duke e çuar Ballkanin dhe botën drejt një konflikti të armatosur të pakthyeshëm. Pra, në këtë kuptim, kjo çështja e klimës së rëndë gjeo-politiko-demokratike, është më e rëndë se sa ajo çështja e klimës gjeografike, për të cilën jeni mbledhur kot më kot aty në Glasgow!!

Shto koment

Denonco