Ambasada e Izrelit publikon komentin tallës për takimin Erdogan-Biden, më vonë thanë se ishte sulm kibernetik

Ambasada e Izrelit publikon komentin tallës për takimin Erdogan-Biden, më vonë thanë se ishte sulm kibernetik

08:15, 03/11/2021
A+ Aa A-

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan , i cili mori pjesë në Samitin e Liderëve të G20-ës në Romë të Italisë , zhvilloi një takim 1 orë e 10 minuta me presidentin amerikan Joe Biden. 

Në takim, në të cilin të dyja palët u shprehën se ishin pozitive, u biseduan edhe për marrëdhëniet dypalëshe dhe çështjet rajonale.

Por pas takimit ambasada e Izraelit në Turqi e cila funksion sipas mediave turke me emrin “IsraelinTurkey” publikoi një postim në tallës në lidhje me këtë takim.

Me një foto nga takimi në postimin e ambasadës izraelite në Turqi shkruhej:

'Po kërkojnë iPhone 13 Pro në vend të avionëve (F-35)'.

Ndërsa postimi në fjalë u fshi pas një kohe, një tjetër njoftim zyrtar u bë nga ambasada në lidhje me këtë temë.

Në njoftim shkruhej:

“Me keqardhje ju informojmë se më 02 nëntor 2021, rreth orës 22.10, një nga llogaritë tona zyrtare në mediat sociale të Ambasadës sonë iu nënshtrua një sulmi kibernetik dhe ndërkohë që përgjigja jonë ndaj sulmit po vazhdonte, disa përmbajtje të papërshtatshme u shpërndanë përmes llogarinë tonë.

Njoftojmë publikun se këto postime nuk na përkasin neve dhe shprehim keqardhjen tonë për çdo negativitet dhe konfuzion të shkaktuar nga ky postim i papërshtatshëm.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco