‘Grumbulloni sa më shumë rezerva ushqimore’/ Kina alarmon qytetarët

‘Grumbulloni sa më shumë rezerva ushqimore’/ Kina alarmon qytetarët

17:55, 02/11/2021
A+ Aa A-

Qeveria e Kinës u ka bërë thirrje familjeve që të grumbullojnë rezerva të furnizimeve bazike në rast emergjence.

Sipas BBC, qeveria nuk ka dhënë asnjë arsye për ktë njoftim, por ai vjen mes dyshimeve për ndonjë izolim të ri prej koronavirusit dhe shqetësimeve për furnizimet me perime pasi shirat e jashtëzakonshëm kanë dëmtuar të korrat.

Qeveria u kërkoi po ashtu autoriteteve që të mbajnë çmimet në nivele të qëndrueshme dhe të sigurojnë furnizim pa probleme.

Por njoftimi krijoi shqetësim mes banorëve dhe ngriti mundësitë për blerje paniku.

Për këtë arsye, mediat shtetërore nisën lajmërimet që qytetarët të mos alarmohen. Sipas tyre, qëllimi i qeverisë ishte sigurimi që familjet të ishin të përgatitura në rast se shpallej ndonjë izolim tjetër.

Kina po vazhdon të përdorë masa shumë të rrepta izolimi me shpresën se do të arrijë numrin e zero infektimeve deri kur të nisin Lojërat Olimpike Dimërore në shkurt të vitit tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco