Zhvillime blic në rastin e Alec Baldwin, del në dritë e vërteta e tmerrshme nga raporti i publikuar

Zhvillime blic në rastin e Alec Baldwin, del në dritë e vërteta e tmerrshme nga raporti i publikuar

10:09, 02/11/2021
A+ Aa A-

Aksidenti tragjik në xhirimet e filmit ‘Rust’ në të cilën Alec Baldwin ishte aktor dhe producent vazhdon të jetë ende tema më e përfolur e opinionit publik.

Por së fundmi ka pasur zhvillime blic lidhur me ngjarjen e ndodhur javën e kaluar.

Një raport i ri i publikuar nga mediat amerikane ka zbuluar se çfarë ndodhi në xhirimet e filmit ‘Rust’ disa ditë para se Alec Baldwin të vriste aksidentalisht kineastën, Halyna Hutchins

Sipas raportit të bazuar nga dëshmitë e punëtorëve të setit në Los Angeles, 3 aksidente të tjera kanë ndodhur në shesh para ngjarjes tragjike në fjalë.

Në njërin prej këtyre aksidenteve një punonjës ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ndërsa raporti në fjalë zbulon edhe njëherë kaosin me të shtëna gjatë xhirimit të filmit ndihmësi i regjisorit , Dave Halls  i cili i dorëzoi Baldwin armën që shkaktoi aksidentin ka bërë deklaratën e tij të parë që kur ka ndodhur ngjarja, por nuk ceku pjesën e armës.

'Shpresoj që kjo tragjedi të shtyjë industrinë të rivlerësojë vlerat dhe praktikat e saj për të siguruar që askush të mos dëmtohet përsëri gjatë procesit krijues. Halyna Hutchins nuk ishte vetëm një nga njerëzit më të talentuar me të cilët kam punuar, por edhe një mikeshë’.

Duke u shprehur se tragjedia në fjalë ka ndodhur pas pushimit të drekës, Halls tha:

 “Duhet të kisha bërë kontrollet e nevojshme’.

Kujtojmë që se fundmi mediat amerikane kanë shkruar se emrat të cilët janë në qendër të hetimit janë Dave Halls i cili i dha armën aktorit dhe Hannah Gutierrez Reed, ekspertja e armëve të filmit.

ImageDave Halls

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco