VIDEO/ 5-vjeçarja po rrëshqiste në deborë, por përfundon nën rrotat e autobusit

VIDEO/ 5-vjeçarja po rrëshqiste në deborë, por përfundon nën rrotat e autobusit

08:14, 02/11/2021
A+ Aa A-

Gëzimi i një vajze e cila po rrëshqiste në dëborë mund të kishte rezultuar fatal në fshatin verior Ural të Cheremukhovo, Rusi.

5-vjeçarja e cila po luante në dëborë përfundoi nën rrotat e një autobusi. Të dyja këmbët e vajzës janë thyer. Gjithçka ndodhi para syve të vëllezërve të saj 6 dhe 8 vjeç me të cilët ishte duke luajtur.

Sipas drejtuesit të autobusit ai  ka parë fëmijët duke zbritur nga kodra dhe më pas ka dëgjuar se autobusi me rrotat e pasme ka goditur diçka. Burri ndaloi autobusin, doli dhe pa fëmijën të shtrirë në rrugë.

Vogëlushja u dërgua në spital ku mori ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco