Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Burime nga Buckingham flasin për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth: E vërteta është shumë më e keqe nga sa mendojmë

Burime nga Buckingham flasin për shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth: E vërteta është shumë më e keqe nga sa mendojmë

14:11, 29/10/2021
A+ Aa A-

 Shtrimi i saj i fundit në spital dhe anulimi i disa udhëtimeve të planifikuara kanë shkaktuar shqetësim në Britani.

Por së fundmi sipas burimeve të Buckingham gjërat janë shumë më keq nga sa ka lajmëruar Pallati në lidhje me shëndetin e  Mbretëresha Elizabeth.

 "Ka një shqetësim të madh në rrethet mbretërore," tha një burim për Us Weekly, duke shtuar: "Sado e pathyeshme që mund të duket, Mbretëresha Elizabeth është një qenie njerëzore që nuk mund të jetojë përgjithmonë".

Ndërsa një burim i dytë ka pohuar: Në fakt situata është shumë më e keqë nga sa raportohet.

Që nga fillimi i tetorit, Mbretëresha Elizabeth ka bërë gjithsej 19 paraqitje publike. 

Pas vdekjes së burrit të saj, Princit Philip, padyshim që donte të kthehej në normalitet sa më shpejt të ishte e mundur. 

Megjithatë, siç zbulon një nga ekspertët e pallatit të gjithë u habitën që shumë shpejt pas vdekjes së Princit Philip, ajo këmbënguli të dilte në ngjarje publike.

Por nuk janë vetëm daljet e shumta publike.

Humbja e dhimbshme e bashkëshortit të saj e ka shqetësuar monarken.

Kjo është arsyeja pse Mbretëresha duhet të mbështetet edhe më shumë nga fëmijët dhe nipërit e saj në të ardhmen.

Thuhet se javët e fundit ka pasur disa takime me të gjithë stafin e Madhërisë së Saj, përfshirë sekretarët privatë dhe drejtuesit e protokollit. 

''Kjo ndodhi pasi na u desh të ricaktonim dhjetëra takime”, shpjegon një burim në kushte anonimiteti për gazetën “BILD”.

" Që tani e tutje, Princi Charles  dhe gruaja e tij Camilla do të kenë më shumë detyrime. Por kështu do të bëjnë edhe Princi William dhe gruaja e tij, Kate Middleton" shtoi burimi.

" Një epokë e re po lind në Shtëpinë e Windsor, epoka e Mbretëreshës po merr fund ngadalë. Tranzicioni është i rrjedhshëm, gjë që është e mirë për monarkinë. Edhe nëse mbretëresha jeton për shumë vite, ajo tashmë duhet të përgatitet për trashëgiminë e saj në fron” , përfundon burimi.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco