Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Australi: Erërat e forta rrëzuan pemët dhe fluturuan çatitë nga shtëpitë

Australi: Erërat e forta rrëzuan pemët dhe fluturuan çatitë nga shtëpitë

12:18, 29/10/2021
A+ Aa A-

Më shumë se 450,000 shtëpi në Melburn dhe shtetin australian të Victoria kanë mbetur pa energji elektrike gjatë natës së kaluar, për shkak të erërave të forta që rrëzuan pemët dhe hoqën çatitë nga shtëpitë.

Shpërndarja lokale e energjisë elektrike njoftoi se janë shkaktuar dëme të mëdha dhe se shumë amvisëri do të mbeten pa energji elektrike gjatë fundjavës së ardhshme.

Shërbimi i urgjencës në Victoria njoftoi se mori më shumë se 2,500 thirrje për ndihmë dhe se rreth 300 njerëz raportuan dëmin.

Rreth 125,000 shtëpi kanë mbetur pa internet dhe kjo do të ndikojë në punën e atyre që punojnë nga shtëpia për shkak të epidemisë së koronavirusit.

Shërbimi meteorologjik njoftoi se në disa zona era ka arritur shpejtësinë 165 kilometra në orë. 

Moti pritet të stabilizohet gjatë ditës, shtoi shërbimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco