Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Macron dhe Biden, takim për herë të parë që nga përplasja për nëndetëset

Macron dhe Biden, takim për herë të parë që nga përplasja për nëndetëset

11:09, 29/10/2021
A+ Aa A-

Itali - Presidenti francez Emmanuel Macron dhe homologu i tij amerikan, Joe Biden, do të takohen në Romë përpara samitit të G20 të premten, duke synuar të përmirësojnë marrëdhëniet pas krizës së nëndetëseve australiane.

Takimi midis Biden dhe Macron në ambasadën franceze është mundësia e tyre e parë personalisht për të ndrequr përçarjen diplomatike të hapura muajin e kaluar nga shpallja e një pakti sigurie Australi-Mbretëri e Bashkuar - SHBA në Indo-Paqësorin.

Parisi reagoi me zemërim ndaj këtij partneriteti të AUKUS dhe njoftimit se komponenti kryesor i tij do të rezultonte në heqjen e një marrëveshjeje prej shumë miliardë eurosh për nëndetëset e projektuara nga Franca, në favor të teknologjisë nga SHBA dhe MB.

Uashingtoni u befasua dukshëm nga reagimi dhe kritika shumë e fortë e Francës që nuk ishte konsultuar me të, pavarësisht se kishte marrëveshje me Australinë dhe faktin se është i vetmi vend evropian që ka territore në rajon.

Një Macron i mërzitur priti një javë përpara se të fliste me Joe Biden, një bisedë telefonike që ndihmoi në nxitjen e uljes së tensionit. Të dy udhëheqësit më pas nisën një "proces konsultimesh të thella" për të rivendosur besimin e fituar me vështirësi midis dy aleatëve.

Qëllimi i takimit të tyre të premten është të "demonstrojmë se ne kemi qenë në gjendje të negociojmë së bashku elemente të rëndësishme të bashkëpunimit", të cilat "na lejojnë të përcaktojmë marrëdhëniet franko-amerikane për të ardhmen", tha një këshilltar i Presidentit francez.

Sipas Pierre Morcos, një ekspert në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington, "AUKUS do të lërë gjurmë" por "të dy vendet duken të etura për të ecur përpara dhe për ta kthyer këtë krizë diplomatike në një mundësi për të forcuar partneritetin dypalësh dhe të ribalancojë lidhjet transatlantike”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco