Lajmi i fundit

Raporti Antimafias: Pas Ndrangheta-s, mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet në territorin italian

Vra dy motra që të ‘fitonte’ lloton, 35 vite burg të riut në Britani

Vra dy motra që të ‘fitonte’ lloton, 35 vite burg të riut në Britani

15:38, 28/10/2021
A+ Aa A-

Një adoleshent që kishte vrarë dy motra në një park të Londrës është dënuar me 35 vite burgim nga një gjykatë britanike.

Danyal Hussein, 19 vjeç, vrau Bibaa Henry-n dhe Nicole Smallman-in në një sulm që besoi se do t’i shërbente si sakrificë për një djall të emëruar “mbreti madhështor Lucifuge Rofocale” për t’ia mundësuar fitimin e lotarisë, shkruan The Guardian.

 Gjykatësja e rastit iu drejtua të akuzuarit me fjalët: “Ti i bëre këto sulme të egra. I bërë për të vrarë. E bërë për të holla dhe për një kërkim të devijuar të fuqisë. Ishte një sjellje e llogaritur dhe e qëllimshme, e planifikuar dhe e kryer me saktësi.”

Gjykatësja tha se nuk pati mundësi që të akuzuarin e shpallur fajtor ta dënonte me burgim të përjetshëm, sepse ai është nën moshën 21-vjeçare.

Vetë i akuzuari ka refuzuar që të ofrojë dëshmi në gjykimin e vet, duke pretenduar se nuk është përgjegjës për vrasjet ose për shkrimin e një pakti me djallin.

Motrat ishin duke e vizituar parkun “Fryent” për një ndejë më 6 qershor të vitit 2020 për ta festuar ditëlindjen e njërës prej tyre, kur ishin vrarë nga sulmuesi.

Hussein-i e kishte therur njërën viktimë tetë herë, ndërsa tjetrën, e cila kishte luftuar, 28 herë. Për pasojë, sulmuesi e kishte prerë dorën e vet me thikën 12-centimetërshe. Ai më pas i kishte fshehur trupat në shkurre, ku ishin gjetur vetëm pas 36 orëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco