Lajmi i fundit

Raporti Antimafias: Pas Ndrangheta-s, mafia shqiptare është ndër më të rrezikshmet në territorin italian

Virusi respirator sincital po përhapet si një pandemi mes të vegjëlve në Itali

Virusi respirator sincital po përhapet si një pandemi mes të vegjëlve në Itali

14:25, 28/10/2021
A+ Aa A-

'Të shohësh vogëlushen tënde të sëmurë është vërtet përvoja më e frikshme që mund të provosh dhe shëndeti është vërtet luksi më i madh, mos e harroni kurrë', ka shkruar Chiara Ferragni në profilin e saj në Instagram. Vittoria, fëmija i dytë i Ferragni dhe Fedez, vetëm 7 muajshe, është shtruar në spital me virusin respirator sincitial (Vrs).

Por nuk janë vetëm Ferragnez ata  që janë të shqetësuar për shëndetin e vajzës së tyre. Në Itali, qindra prindër janë të frikësuar për të sapolindurit e tyre të shtruar në spital me të njëjtin virus. Është një pandemi e vërtetë, e cila tashmë ka goditur Shtetet e Bashkuara dhe Zelandën e Re dhe po përhapet në Itali mes shumë fëmijëve të vegjël.

Repartet e peidatrive dhe terapisë intensive janë plot me foshnja me bronkolit dhe pneumoni të shkaktuar nga virusi. Chiara Ferragni ka bërë një apel: "Mos e nënvlerësoni këtë virus sepse është një bishë e keqe.  Ju lutem". Sëmundja fillon si një ftohje e thjeshtë që prek rrugët e sipërme të frymëmarrjes: teshtitje, kollë, dhimbje fyti, temperaturë.

Më pas mund të fillojnë shqetësime të frymëmarrjes, rritet shpeshtësia e saj, zgjerohen brimat e hundës dhe gjatë frymëmarrjes shfaqjen dhimbje të lëkurës në zonën e gjoksit dhe shpesh fëmijëve nevojitet oksigjen. Është një virus që shërohet, por kërkon ndërhyrjen e mjekëve në spital. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco