Ekspertët amerikanë miratojnë dhënien e vaksinës Pfizer për fëmijët mbi 5 vjeç në SHBA

Ekspertët amerikanë miratojnë dhënien e vaksinës Pfizer për fëmijët mbi 5 vjeç në SHBA

07:58, 27/10/2021
A+ Aa A-

Një panel i qeverisë amerikane ka votuar për të rekomanduar që vaksina Pfizer/BioNTech t'u jepet fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç. Ekspertët e Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) e mbështetën vendimin të martën, duke i hapur rrugën autorizimit emergjent brenda disa javësh, njofton BBC.

Në shtator, kompania tha se të dhënat e saj të provës treguan se vaksina Covid ishte e sigurt për fëmijët në atë grupmoshë. Shtetet e Bashkuara tashmë po japin vaksinën për ata të moshës 12 vjeç e lart. Ky vendim i fundit prek rreth 28 milionë fëmijë amerikanë.

Vendimi tani pret miratimin e mëtejshëm nga FDA dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC). Ata pritet ta bëjnë këtë më 2 nëntor, që do të thotë se vaksinimet mund të fillojnë të nesërmen.

Paneli i ekspertëve të FDA-së përcaktoi se përfitimet e marrjes së vaksinës tejkalojnë çdo rrezik tjetër shëndetësor.

Të dhënat e provave të kompanisë iu dorëzuan rregullatorëve në shtator, thanë se dozat prodhonin një përgjigje imune "të fuqishme" të antitrupave në atë grup moshe.

Fëmijëve të moshës pesë deri në 11 vjeç u jepet një injeksion me një të tretën e dozës që u jepet të rriturve.

Rregullatorët, megjithatë, duhej të peshonin gjithashtu rrezikun e inflamacionit të zemrës, një efekt anësor shumë i rrallë i vaksinave Pfizer dhe Moderna.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco