Gjenerali Colin Powell, ish-sekretari amerikan shtetit, ndërroi jetë sot nga komplikimet e Covid-19, në moshën 84-vjeçare.
Duke njoftuar vdekjen e tij në mediat sociale, familja e Powell tha se ai ishte vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.
Postimi i familjes Powell në mediat sociale nuk adresonte nëse Powell kishte ndonjë sëmundje të rëndë.
Por Peggy Cifrino, ish-ndihmësja e Powell, tha se ai ishte trajtuar gjatë viteve të fundit për mieloma të shumëfishtë, një kancer gjaku që dobëson sistemin imunitar
Mieloma e shumëfishtë dëmton aftësinë e trupit për të luftuar infeksionin, dhe studimet kanë treguar se ata pacientë me kancer nuk marrin mjaftueshëm mbrojtje nga vaksinat Covid-19 sa njerëzit më të shëndetshëm.
Powell ishte trajtuar në Qendrën Mjekësore Kombëtare Walter Reed në Bethesda, Maryland.
© SYRI.net