VIDEO/ Uji merr para shtëpinë si të ishte prej letre, të paktën 26 viktima në Indi

VIDEO/ Uji merr para shtëpinë si të ishte prej letre, të paktën 26 viktima në Indi

08:21, 19/10/2021
A+ Aa A-

Të paktën 26 persona janë vrarë nga përmbytjet në Indinë jugore, pasi shirat e dendur shkaktuan daljen e lumenjve nga shtrati, duke ndërprerë qarkullimin midis qyteteve dhe fshatrave.

BBC raporton se mes viktimave janë 5 fëmijë.Ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet pasi shumë njerëz rezultojnë  të zhdukur.

Disa shtëpi dhe njerëz u bllokuan në rrethin e Kottayam në shtetin Kerala.

Kottayam dhe Idukki janë dy nga rrethet më të prekura në shtet, ku ditët e reshjeve të shumta kanë shkaktuar rrëshqitje vdekjeprurëse të tokës.

Lumenjtë e fryrë kanë larë gjithashtu urat që lidhin shumë fshatra të vegjël.

Ushtria indiane, marina dhe forcat ajrore kaluan fundjavën duke pastruar zonat e prekura për të mbijetuarit, ndërsa banorët e prekur nga përmbytjet u thanë mediave lokale se komunitete të tëra janë shkatërruar  nga reshjet e dendura.

Në mediat sociale qarkullon një video që tregon se si uji merr para shtëpinë, e shkul me themel dhe e "shkatërron" si të ishte prej letre.

“Shtëpia iku. Ishte jeta ime. Gjithçka është zhdukur,"  ka thënë një banor i prekur nga përmbytjet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco