VIDEO/ Provokim erotik apo seksizëm nga ana e Vladimir Putin?

VIDEO/ Provokim erotik apo seksizëm nga ana e Vladimir Putin?

20:46, 18/10/2021
A+ Aa A-

Një gazetare e CNBC është në qendër të një furtunë mediatike në Rusi dhe në Perëndim.

Gazetarja Hadley Gamble po modelonte një forum ku ishte i ftuar edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Ajo e pyeti presidentin rus nëse vendi i tij po kufizonte furnizimin me gaz për Europën, me qëllim rritjen e çmimeve.

Por Putin u kthye nga audienca dhe tha: “Bukuroshe, unë them një gjë, ti thua një gjë tjetër. Ajo thotë menjëherë të kundërtën sikur nuk e dëgjon atë që them”.

Kur gazetarja i tha se po e dëgjonte, Putin vazhdoi duke thënë se ajo e ka të vështirë ta kuptojë se për çfarë flet ai. Këto fyerje janë cilësuar si seksiste nga mediat perëndimore, që kanë kritikuar ashpër presidentin rus.

Por mediat shtetërore të Kremlinit kanë reaguar menjëherë. Një kanal televiziv ndërmori një sulm të pazakontë ndaj gazetares, duke thënë se ajo e kishte pozicionuar veten si një objekt seksual. Gazetari rus Vladimir Solovyov tha se qëllimi i gazetares ishte të çorodiste liderin Putin me mënyrën se si i mbante këmbët dhe se si lëpinte buzët.

Duke ‘lexuar’ gjuhën e trupit të gazetares, ai tha se gazetarja i kishte dhënë gaz, me qëllim joshjen e presidentit. Më tej, ai publikoi pamje, duke thënë se ato nuk janë transmetuar qëllimisht nga mediat e tjera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco