Imazh i pabesueshmë, qindra njerëz pozojnë nudo pranë ‘Detit të vdekur’

Imazh i pabesueshmë, qindra njerëz pozojnë nudo pranë ‘Detit të vdekur’

14:40, 18/10/2021
A+ Aa A-

Puna e përbashkët e Ministrisë së Turizmit të Izraelit dhe artistit amerikan Spencer Tunick mblodhi qindra modele nudo, trupat e të cilëve ishin të mbuluar me bojë të bardhë, rreth 'Detit të Vdekur'.

 Qëllimi i studimit ishte të tërheq vëmendjen ndaj krizës klimatike.

 Trupat e modeleve ishin të mbuluar vetëm me bojë të bardhë, dhe të gjithë ishin nudo gjatë xhirimeve.

Tunick, është shprehur në lidhje me projektin: "Për mua, trupi përfaqëson bukurinë, jetën dhe dashurinë".

Gjithashtu Tunick thotë se arsyeja pse modelet u mbuluan me bojë të bardhë gjatë xhirimeve, në të cilat morën pjesë 200 persona, ishte se ai ishte frymëzuar nga historia e "Kujtoni gruan e Lotit" në Bibël, e cila u shnëdërrua në një statujë kripe. 

Edhe pse të gjitha shpenzimet e projektit të Spencer Tunick u mbuluan nga Ministria e Turizmit e Izraelit, konservatorët në vend e kundërshtuan projektin, duke pretenduar se ishte një mosrespektim fetar.

ImageImageImageImageImage

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco