Kina nis misionin gjashtë-mujor në hapësirë

Kina nis misionin gjashtë-mujor në hapësirë

22:29, 15/10/2021
A+ Aa A-

Kina ka nisur një raketë në stacionin e saj të ri hapësinor, raporton agjencia shtetërore të lajmeve Xinhua. Pjesë e ekuipazhit janë tre austronautë.

Fluturakja hapësinore u nis nga qendra e nisjes Jiuquan në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore.

Ekipi planifikon të kalojë gjashtë muaj në stacionin hapësinor Tiangong. Ata e kanë për detyrë të vendosin pajisje dhe të testojnë teknologjinë për ndërtimin e ardhshëm në Tiangong. Misioni i kaluar pati qëndruar tre muaj në hapësirë.

Komandanti i misionit, 55-vjeçari Zhai Zhigang, është një ish-pilot luftarak i cili ishte pjesë e misionit të parë hapësinor të Kinës në vitin 2008.

Ai tha se ekipi do të kryejë operacione "më komplekse" në hapësirë sesa misionet e mëparshme.

Ekipi i astronautëve përfshin piloten ushtarake, Ëang Yaping, 41-vjeçare, e cila do të bëhet gruaja e parë që viziton stacionin hapësinor kinez. Në vitin 2013, ajo u bë gruaja e dytë kineze që udhëtoi në hapësirë.

Anëtari tjetër i ekipit është Ye Guangfu, një pilot 41-vjeçar nga Ushtria Çlirimtare e Popullit./Rel/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco