Një tërmet me magnitudë 6.1 ka goditur kryeqytetin japonez të Tokios të enjten.
Zyrtarët nuk kanë raportuar ende ndonjë rrezik për cunami nga tërmeti, ndërsa epiqendra e tij ishte në prefekturën Chiba, në lindje të Tokios, në një thellësi prej 48 milje.
Fuqia e tërmetit mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme në ndërtesa dhe ndërprerje të energjisë.
Disa linja të transportit hekurudhor u ndërprenë për shkak të tërmetit.
#earthquake #Japan #Tokyo rocked by 6.1 magnitude earthquake pic.twitter.com/r9gZ4NxDFC
© SYRI.net