VIDEO/ Zogu i vogëlushes afgane të evakuuar, mëson t’i thotë 'Bonjour' ambasadorit

VIDEO/ Zogu i vogëlushes afgane të evakuuar, mëson t’i thotë 'Bonjour' ambasadorit

10:50, 07/10/2021
A+ Aa A-

Një zog i përkëdhelur që i përkiste një vajze afgane, e cila u evakuua nga Kabuli pas marrjes së pushtetit nga talebanët, ka gjetur një shtëpi të re tek ambasadori i Francës në Abu Dhabi.

Xavier Chatel e mori zogun e vogël (mynah) të quajtur Juji, pasi vajzës ia ndaluan ta merrte me vete në avion nga nga Emiratet e Bashkuara Arabe për në Francë.

Zogu tani jeton në rezidencën e ambasadorit dhe pas disa ditësh stërvitje, sepse ai ka aftësinë, ka mësuar të cicërojë "Bonjour".

Zoti Chatel ka premtuar se do të përpiqet t’ia dërgojë zogun e dashur Juji  asaj vajze një ditë.

Më shumë se 120,000 njerëz u evakuuan nga Afganistani midis 14 gushtit, një ditë para se militantët talebanë të merrnin kontrollin mbi Kabulin dhe 30 gushtit, kur forcat e fundit amerikane u tërhoqën nga vendi.

Rreth 2,600 afganë në rrezik u larguan me avionët e evakuimit të Francës.

"Një vajzë mbërriti në bazën ajrore Al Dhafra, e rraskapitur, me diçka të pazakontë me vete: një zog. Ajo kishte luftuar gjatë gjithë rrugës në aeroportin e Kabulit për ta sjellë gjënë e vogël të çmuar me vete," shkroi Chatel në Tëitter.

"Për arsye higjenike, zogu nuk mund të merrej në avion," shtoi ai. "Ajo qau në heshtje. U preka. Unë premtova se do të kujdesesha për zogun në rezidencën time dhe do ta ushqeja. Ajo mund ta vizitonte në çdo kohë dhe ta merrte përsëri."

Zoti Chatel bleu një kafaz për zogun, e ushqeu dhe e nxori në mëngjes në mënyrë që të takonte zogj të tjerë. Juji përfundimisht "u lirua" dhe filloi të "thotë gjëra misterioze, në një gjuhë që ne nuk mund ta kuptonim".

Duke e ditur se zogjtë mynah janë të njohur për aftësinë e tyre për të imituar fjalët njerëzore, ai u përpoq t'i mësonte atij frëngjisht, duke filluar me fjalën bonjour [përshëndetje].

"Por një gjë është ama: Juji nuk i pëlqen burrat. Ai m'u vrenjt në fytyrë dhe më shikoi me zemërim, ndërsa kënaqej me femrat. Unë vazhdova të provoja të merrja shpërblimin nga ai po pa shpresë - por me siguri që ai nuk donte të më dëgjonte," kujtoi ambasadori.

"... Ose kështu mendova. Derisa një ditë, menaxherja e rezidencës franceze më dërgoi këtë mesazh që më shkoi drejt e në zemër."

Chatel tha se pronarja e zogut, të cilën ai e identifikoi si Alia, kishte qenë në kontakt me të nga Parisi dhe ishte "shumë e lumtur që të shihte zogun e saj sa shumë ishin kujdesur".

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco