Kancelari austriak Sebastian Kurz nën hetim për korrupsion

Kancelari austriak Sebastian Kurz nën hetim për korrupsion

16:07, 06/10/2021
A+ Aa A-

Partia Popullore në pushtet në Austri (OeVP) tha se ishte shënjestruar nga bastisjet e prokurorëve të mërkurën në mëngjes, e mediat lokale raportuan se zyrat ishin në mesin e atyre që u kontrolluan.

Në bastisjet e kryera u konfiskuan celularët dhe dokumentet, të cilat mediat austriake raportuan se ishin të lidhura me akuzat e vazhdueshme për korrupsion.

Zëvendës sekretari i përgjithshëm i OeVP Gaby Schwarz konfirmoi veprimet e prokurorëve, por nuk konfirmoi se kush po hetohej, duke thënë vetëm se bastisjet ishin "për shfaqje" dhe se "akuzat u ndërtuan për ngjarje që datojnë deri në pesë vjet".

Gazetat bëjnë me dije se nën hetim është edhe kancelari austriak Sebastian Kurz, që dyshohet për keqpërdorim të fondeve publike.

Gazeta raportoi se bastisjet lidheshin me veprat e mundshme të korrupsionit në publikimin e reklamave dhe sondazheve të opinionit në të përditshmen Oesterreich. Vetë Kurz dyshohet se është një ndihmës i veprave penale, shtuan burimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco