Dhe Papa Françesku kërkoi faljen e tij, vrasësi serial kërkoi vetëm një gjë para ekzekutimit të tij

Dhe Papa Françesku kërkoi faljen e tij, vrasësi serial kërkoi vetëm një gjë para ekzekutimit të tij

14:13, 06/10/2021
A+ Aa A-

Një burrë nga Misuri, i dënuar për vrasjen e tre personave gjatë një grabitje të dyqaneve komerciale të vitit 1994, u ekzekutua të martën në mbrëmje, pavarësisht thirrjeve për falje nga Papa Françesku dhe mbështetësit e tjerë të cilët thanë se aftësitë e kufizuara të burrit e bënë ekzekutimin jokushtetues.

Ernest Lee Johnson, i cili ishte dënuar me vdekje në një burg shtetëror në Bonne Terre, Mo, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në orën 6:11 pasdite me orën lokale, sipas Departamentit të Misurit.

Në deklaratën e tij të fundit, të lëshuar nga departamenti, zoti Johnson tha se i vinte keq dhe se ishte i penduar për atë që bëri.

"Dua të them që e dua familjen dhe miqtë e mi," shkroi ai, duke shtuar se ishte mirënjohës për avokatin e tij:

"Për të gjithë njerëzit që janë lutur për mua i falënderoj ata."

Johnson gjithashtu bëri një kërkesë të jashtëzakonshme, ndryshe nga çdo e ekzekutuar deri më sot. 

I burgosuri tha se donte një hamburger dhe një gotë qumësht para se të vdiste. 

Johnson u ekzekutua pasi gëlltiti kafshatën e tij të fundit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco