Suedia ndalon vaksinën Moderna për moshat e reja

Suedia ndalon vaksinën Moderna për moshat e reja

14:06, 06/10/2021
A+ Aa A-

Suedia do të ndërpresë përdorimin e vaksinës Covid të Modernës për njerëzit e lindur në vitin 1991 dhe pas tij, pas raportimeve për efekte anësore të mundshme të rralla, të tilla si miokarditi, tha të mërkurën agjencia suedeze e shëndetësisë.

"Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka vendosur të pezullojë përdorimin e vaksinës Spikevax të Modernës, për të gjithë të lindurit 1991 dhe më vonë, për arsye parandaluese," thuhej në një deklaratë.

"Shkak janë sinjalet e një rreziku të shtuar të efekteve anësore të tilla si miokarditi dhe perikarditi. Sidoqoftë, rreziku për t'u prekur është shumë i vogël, "tha agjencia..

Agjencia shëndetësore tha se tani rekomandon vaksinën Comirnaty nga Pfizer/BioNtech në vend të saj.

Njerëzit e lindur në 1991 ose më vonë që kishin marrë një dozë të parë nga Moderna, rreth 81,000 persona, nuk do ta bëjnë dozën e dytë nga vaksina Moderna, shtoi agjencia..

Në fillim të kësaj jave, agjencia suedeze e shëndetësisë tha se njerëzit e moshës 12-15 vjeç do të bëninn vetëm vaksinën Pfizer/BioNtech.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco