Arrestime në vreshtat e disa shteteve europiane për shfrytëzimin kriminal të punëtorëve

Arrestime në vreshtat e disa shteteve europiane për shfrytëzimin kriminal të punëtorëve

10:06, 06/10/2021
A+ Aa A-

Një duzinë njerëzish u arrestuan dhe më shumë se 260 viktima të mundshme të shfrytëzimit u identifikuan në të gjithë Evropën, pas bastisjeve të policisë në vreshta dhe ferma, njoftoi Europol të martën.

Agjencia evropiane e policisë tha se aksioni i koordinuar kundër trafikimit të njerëzve për shfrytëzim në punë u krye në shtator.

Bastisjet e policisë u kryen në 704 lokacione në Bullgari, Qipro, Finlandë, Francë, Itali, Letoni, Holandë dhe Spanjë. Më shumë se 2,000 oficerë u përfshinë. Tetë persona u arrestuan në Francë dhe katër në Spanjë.

Java e aksionit gjithashtu u mundësoi autoriteteve të identifikojnë 54 trafikantë të dyshuar dhe 269 viktima të mundshme të shfrytëzimit. Gjysma e tyre, 134, u gjetën në Itali, ndjekur nga 91 në Francë ) dhe 24 në Spanjë.

Më shumë se 120 hetime janë nisur që atëherë, pjesa më e madhe e të cilave, 93, në Francë.

"Një operacion i suksesshëm në Francë shkatërroi një rrjet kriminal, i cili ka gjeneruar një dëm prej 5 milionë eurosh për viktimat dhe autoritetet," tha Europol gjithashtu në deklaratën e saj.

"Gjatë veprimeve kundër këtij rrjeti, autoritetet kontrolluan 25 lokacione dhe arrestuan prodhuesit e verës, ofruesit e shërbimeve dhe ndërmjetësit," shtoi organizata.

Vjelja e rrushit në vreshtat franceze filloi më 9 shtator të këtij viti. Prodhuesit francezë të verës raportuan se kishin vështirësi në punësimin e vjelësve të rrushit këtë vit, me gjasë për shkak të një kombinimi të frikës nga COVID-19 dhe kushteve të këqija të motit të verës.

Image

Image

Image

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco