Tensionet me Kinën, inistri tajvanez: Më të këqijat në mbi katër dekada

Tensionet me Kinën, inistri tajvanez: Më të këqijat në mbi katër dekada

09:49, 06/10/2021
A+ Aa A-

Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit, Chiu Kuo-cheng, tha të mërkurën se tensionet ushtarake me Kinën janë më të këqijat në më shumë se 40 vjet, duke e promovuar pakon e shpenzimeve të reja në fushën e mbrojtjes.

Tensionet mes dy vendeve janë rritur së fundi, pasi një numër rekord i aeroplanëve kinezë janë futur në zonën mbrojtëse të Tajvanit, ndonëse nuk ka pasur sulme dhe aeroplanët nuk kanë fluturuar mbi territorin tokësor të ishullit.

Për një periudhë 4-ditore, Tajvani raportoi se mbi 140 aeroplanë kinezë janë futur në zonën e tij të mbrojtjes ajrore. Taipei e cilëson këtë kërcënim të vazhdueshëm të Pekinit ndaj ishullit, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

I pyetur nga një ligjvënës për tensionet e tanishme ushtarake me Kinën në kuvend, ministri tajvanez tha se gjendja është më seriozja në më shumë se 40 vjet, që nga koha kur ai ishte bërë pjesë e ushtrisë, duke shtuar se ekziston rreziku i të shtënave të gabuara përgjatë Ngushticës së ndjeshme të Tajvanit.

“Për mua si ushtarak, urgjenca është mu përballë meje”, tha ai para një komisioni parlamentar për po e shqyrton planin për shpenzime ushtarake në vlerë të 8.6 miliardë dollarëve për pesë vitet e ardhshme. Me këto të holla po planifikohet blerja e armatimit vendës, përfshirë raketat dhe luftanijet.

Tajvani thotë se është shtet i pavarur dhe se do t’i mbrojë lirinë e demokracinë e vet, duke e fajësuar Kinën për tensionet. Kjo e fundit, në anën tjetër, thotë se Tajvani duhet të merret edhe me forcë, nëse një gjë e tillë është e nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco