‘Facebook’ ra pas akuzave të forta të ish-punonjëses?

‘Facebook’ ra pas akuzave të forta të ish-punonjëses?

22:27, 04/10/2021
A+ Aa A-

Në një kohë kur Facebook dhe dy platformat e saj Instagram dhe WhatsApp “ranë” në shumë vende të botës, gjiganti i mediave sociale thekson se po punon për të zgjidhur problemin. Kompania, e cila ende nuk ka shpjeguar se çfarë mund të ketë shkaktuar “ndërprerjen” globale, po përballet me një krizë të madhe orët e fundit pasi një ish-punonjëse e akuzoi se ka promovuar gjuhën e urrejtjes dhe keqinformimit në këmbim të fitimit.

Francis Hogen tha se platforma “tradhtoi demokracinë” dhe se ajo kishte prova në formën e dokumenteve të brendshme dhe studimeve që qarkullonin brenda kompanisë, të cilat ajo i dorëzoi në Ëall Street Journal.

Ajo thotë se kompania e Mark Zuckerberg e dinte mirë që urrejtja, dhuna dhe lajmet e rreme po lulëzonin në platformat e saj, por nuk po bënte asgjë për t’i ndaluar ato, pasi kjo do të zvogëlonte kohën që përdoruesi shpenzon për “produktet” e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco