Kryeministri Edi Rama diten e djeshme paralajmëroi gjithë shqiptarët se një tjetër krizë po vjen drejt Shqipërisë.
Sipas Ramës bëhet fjalë për krizën energjitike .
‘Të dashur bashkëqytetarë dhe bashkëqytetare, vala goditëse e një tjetër fatkeqësie natyrore, kësaj radhe e kombinuar me faktorë gjeopolitikë dhe manovra tregtare, po vjen drejt Shqipërisë. Nuk është as tërmet, as virus, as përmbytje dhe lavdi Zotit, nuk kërcënon jetë njerëzish. Por në aspektin ekonomik e social ka një energji negative që mund të ketë efekte gjithaq tronditëse, mbi jetën e familjeve, bizneseve, shoqërisë’ u shpreh Rama ndër të tjera ditën e djeshme .
Siç duket Rama po ndjek hapat e vëllait të tij Erdogan i cili në gusht të këtij viti e rriti çmimin e energjisë elektrike.
Kjo kosto e energjisë rriti inflacionin në Turqi në shtator.
Çmimet u rritën në bazë vjetore me 19.8% pas një rritjeje prej 19.25% në gusht, ndërsa një parashikim mesatar prej 22 analistësh në një sondazh të Bloomberg foli për një rritje prej 19.65%.
Sipas specialistëve inflacioni në Turqi po ecën me një shpejtësi skëterrë ndërsa tani është në normën 20%.
© SYRI.net