Një video tjetër nga seria e animuar e Simpsons është bërë virale në internet. “Profecitë” e Simpsons vazhdojnë. Të gjithë e dinë tashmë se seriali i animuar është lidhur disa herë me ngjarje e rëndësishme që zakonisht shqetësojnë komunitetin global. Që nga zgjedhja e Trump, virusi Ebola e deri tek mënyra se si u vra Kobe Bryant, krijuesit e “The Simpsons” kanë parashikuar ngjarjet botërore shpesh herë.
Oërt e fundit, një video po bën xhiron e rrjetit. Në të shfaqet Homer Simpson që mbush bagazhin e makinës së tij me benzinë. Videoja u bë virale për shkak të problemit me krizën e naftës në Angli ditët e fundit. Fansat e serisë e konsiderojnë këtë një parashikim tjetër të “The Simpsons”.
Pamjet vijnë nga një episod i vitit 2010, i titulluar “Lisa Simpson, This Is Not Your Life”, ku Homer Simpson vë 1000 galonë karburant.
“Simpsons kishin shumë të drejtë”, shkroi njëri, ndërsa një tjetër shpreh se “Ata dinë gjithçka”.
The Simpsons predicted it again. LOL. #GasShortage2021 #GasShortage pic.twitter.com/nqUS5fvdrh
© SYRI.net