Hipi në taksi dhe u zhduk/ 96-vjeçarja do gjykohej për krimet naziste

Hipi në taksi dhe u zhduk/ 96-vjeçarja do gjykohej për krimet naziste

12:13, 30/09/2021
A+ Aa A-

Lajmi se një 96-vjeçare gjermane, sekretare në një kamp përqendrimi, do të dilte përpara gjyqit, ka bërë shumë bujë. Por Irmgard Furchner, e cila ishte 18 vjeç në atë kohë, është zhdukur

BILD

Tani policia po e kërkon atë!

Ish-sekretarja e akuzuar, Irmgard Furchner, 96 vjeç, duhet të përgjigjet për akuzën se ka ndihmuar dhe nxitur vrasjen e të paktën 11 mijë personave. Ajo duhej të dilte sot përpara gjyqit në Itzehoe.

Por ish-daktilografistja nuk u shfaq në fillim të procesit. Ajo është në arrati, ndaj pensionistes është lëshuar një urdhër-arresti.

Çfarë goditje në fillim të gjykimit!

Në funksionin e saj si daktilografiste në kampin e përqendrimit Stutthof, mes qershorit 1943 dhe prillit 1945, ajo akuzohet se ka ndihmuar përgjegjësit e kampit për vrasjen sistematike të të burgosurve atje.

Sipas informacioneve të BILD, Furchner, e cila jetonte në një azil të moshuarish pranë Hamburgut, u nis drejt stacionit të metrosë në veri të qytetit me një taksi herët në mëngjesin e së enjtes. Pas kësaj humbi gjurmët. Mesa duket e moshuara nuk ka ndërmend të dalë në gjyq.

Gjykata e qarkut ka lëshuar një urdhër-arresti, tha gjykatësi Dominik Gross të enjten në mëngjes. Mbetet për t’u parë nëse dikush do e kapë atë.

Ndërkohë, Komiteti Ndërkombëtar i Aushvicit ka reaguar me emërim për arritjen e të pandehurës në gyqin nazist. “Kjo tregon një përbuzje të jashtëzakonshme për sundimin e ligjit dhe për të mbijetuarit”, tha zëvendëspresidenti ekzekutiv, Christoph Heubner. Komiteti përfaqëson të mbijetuarit e kampit të përqendrimit dhe të afërmit e tyre.

Avokati Onur Oezata, që përfaqëson dy bashkë-paditëse dhe të mbijetuarit e kampit Stutthof, tha për BILD: “E akuzuara po mashtron gjyqësorin me sjelljen e saj. Mesa duket ajo nuk ndjehet e detyruar nga ligji vendas. Autoritetet duhet të bëjnë gjithçka për ta kapur sekretaren e kampit të përqendrimit. Çdo gjë tjetër do ishte shumë e rëndë për të mbijetuarit”.

Efraim Zuroff, nga qendra ‘Wiesenthal’ nënvizoi rëndësinë e këtij procesi. Historiani tha për BILD: “Gjyqi ndaj Irmgard Furchner është një kujtesë e rëndësishme se krimet e nazistëve nuk u kryen vetëm nga burrat, por edhe nga gratë, që shërbyen në kampet e përqendrimit e madje edhe në ushtri”.

Furchner ka dalë dy herë përpara gjykatës si dëshmitare në vitin 1954 dhe 1962, ku ka dëshmuar për korrespondencën e zyrës së saj me drejtuesit nazistë.

Komandanti Hoppe i diktonte asaj letra çdo ditë dhe i porosiste mesazhet radiofonike. Ajo tha në atë kohë se nuk dinte asgjë për makinerinë e vrasjes që ekzekutoi dhjetëra-miijëra njerëz në afërsi të saj, teksa ishte në detyrë.

Procedurat janë duke u negociuar nga një dhomë e të rinjve, pasi Furchner ishte 18 vjeç në atë kohë dhe për këtë arsye gjykohet si një adoleshente sipas Ligjit për Gjykimin e të Rinjve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari30/09/2021 14:32

NDËRSA TEK NE NË SHQIPËRI, JO VETËM QË PERSEKUTORËVE, KRIMINELËVË KOMUNISTË, DHUNUESVE DHE PËRDHUNUESVE TË DIKTATURËS MË TË EGËR KOMUNISTE, TORTURUESVE MË TË EGËR SE SA NAZISTËT HITLERIANË NUK U NDODHI ASGJË, POR PËRKUNDARAZI U BËNË MË TË FORTË, MË TË EGËR, ME PUSHTET ABSOLUT DHE MË TË PASUR SE SA ISHIN GJATË REGJIMIT KRIMINAL TË DIKTATURËS KOMUNSITE!!! NDËRSA GJERMANIA SOT PO NXJERR PËRPARA GJYQIT DHE DREJTËSISË EDHE NJË ISH-DAKTILOGRAFISTE NAZISTE 96 VJEÇARE, PO SOT NË SHQIPËRI PERSEKUTORËT PO GËZOJNË EDHE MANDATIN 3-TË RADHAZI, DUKE SHTRUAR RRUGËN PËR MANDATIN E 4 DHE TË 5!!! PRANDAJ GJERMANIA KA ARRITUR ATY KU ËSHTË DHE SHQIPËRIA ËSHTË KATANDISUR KËTU KU ËSHTË!!! ZOT, NA RUAJ PËR MOS MË KEQ!!!!

Shto koment

Denonco