Ozlem Tureci: Bota nuk duhet të jetojë më me frikën e virusit

Ozlem Tureci: Bota nuk duhet të jetojë më me frikën e virusit

11:48, 30/09/2021
A+ Aa A-

Bashkëthemeluesja e BionTech Ozlem Tureci e  cila krijoi dhe vaksinën anti-covid së bashku me bashkëshortin e saj Ugur Sahin ka deklaruar se bota nuk duhet të jetojë më me frikën e virusit.

Tureci është shprehur në intervistën e saj me CNBC:

''Ne do të duhemi të kthehemi në një normale  të re sepse ky viurs do të na shoqërojë dhe për disa vite të tjera, por procesi tashmë është i menaxhueshëm’ 

 Kur u pyet për shqetësimet në lidhje me variantet e saj të reja, Türeci tha se BioNTech po vlerëson vazhdimisht variante dhe se do të ketë më shumë variante në të ardhmen sesa aktualisht.

"Për të gjitha variantet që aktualisht janë në qarkullim, duket që vaksinat janë të përshtatshëm dhe sigurojnë mbrojtje. Megjithatë, ne duhet të vazhdojmë me shqyrtimin e  tyre.

Duke deklaruar se nevojiten më shumë të dhëna për daljen nga pandemia, Türeci tha se ajo parashikon që vaksinat e ardhshme përforcuese mund të jepen "çdo 12 ose 18 muaj".

Ozlem Tureci themeloi BioNTech me bazë në Gjermani me bashkëshortin e saj Uğur Şahin, Kryeshef Ekzekutiv, në 2008 . 

Fokusi kryesor i kompanisë ishte përdorimi i teknologjisë mRNA të mjekësisë kundër kancerit.

 Me shpërthimin e epidemisë, kompania krijoi vaksinën Covid-19 në më pak se një vit./cnbc.com

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco