Kush është Alexander Smith 'udhëtari në kohë' i cili ka dhe një foto nga e ardhmja?!

Kush është Alexander Smith 'udhëtari në kohë' i cili ka dhe një foto nga e ardhmja?!

09:30, 30/09/2021
A+ Aa A-

Një burrë i moshuar ka pohuar se është një 'udhëtarë në kohë' dhe ka qenë në vitin 2118, vit për të cilin ka dhe një foto. 

 Alexander Smith thotë se ishte përfshirë në një eksperiment të fshehtë të CIA -s dhe që po rrezikon jetën e tij duke folur për të ardhmen.

 "Unë shkova në të ardhmen dhe pastaj përsëri në të kaluarën. E gjithë kjo ndodhi në vitin 1981."

 Në video ai më pas ofron prova për udhëtimin e tij në kohë dhe tregon një foto që ai pretendon se konfirmon historinë e tij.

 Ai u shpreh: "Unë kam diçka për t'ju treguar sot. Kjo fotografi është bërë në vitin 2118. Kjo fotografi ishte qyteti ku kam ecur.''

 Image

 Fotografia e turbullt duket se tregon një numër ndërtesash të gjata dhe të gjelbra, të cilat janë në formë të çuditshme. Duket se nuk ka asnjë qytet si kjo në botë për momentin. 

Smith shtoi: “Zgjodha të prisja deri tani për t’ju ​​zbuluar këtë foto sepse nuk e dija nëse bota ishte gati ta shihte. Ishte një foto nga e ardhmja të cilën munda ta merrja përsëri.Qeveria konfiskoi fotografinë origjinale, por para se ta merrnin nga unë, unë arrita të bëj kopjen që ta paraqisja para jush."

Smith, i cili pretendon se po e ekspozon veten ndaj rrezikut duke kryer intervistën, gjithashtu foli dhe për alienët.

"Në fakt, ka kontakt me alienët inteligjentë shumë kohë para se të zbulohej për publikun. Këta të huaj nuk jetojnë domosdoshmërisht mes nesh, por ata na vizitojnë herë pas here." është shprehur Smith.

Aleksandri tregoi gjithashtu se raca njerëzore po kërcënohet nga ngrohja globale duke u shprehur:

 "Kërcënimi numër një për njerëzimin siç e njohim është ngrohja globale, rritja e nivelit të detit dhe rritja e CO2 në atmosferën tonë."

Ndërsa përsa i përket Luftes së Tretë Botërore sipas Smith ajo do të shpërthejë mes Koresë së Veriut dhe SHBA-së dhe se bota do të bëhet vend më i jetueshëm pas kësaj lufte.

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco