Melania nuk ia falte tradhtitë Trump-it/ Hakmerrej duke dalë me ushtarakë të pashëm

Melania nuk ia falte tradhtitë Trump-it/ Hakmerrej duke dalë me ushtarakë të pashëm

17:16, 29/09/2021
A+ Aa A-

Ish-Zonja e Parë, Melania Trump, gjente mënyra për t’u hakmarrë ndaj ish-Presidentit Donald Trump pas tradhtive që ky i fundit bënte, sidomos pas lidhjes me pornostaren e njohur Stormy Daniels.

Edhe pse Melania mbante një qëndrim serioz dhe sikur asgjë s’kishte ndodhur në publik, ajo gjente mënyrën për ta inatosur bashkëshortin e saj, trego ish-ndihmësja e stafit të Trump, Stephanie Grisham.

Në çdo dalje publike, Melania gjente rastin të ecte përkrah ushtarakëve të pashëm, madje duke i kapur edhe nga krahu.

Këtë e shihte si mënyrë hakmarrje ndaj bashkëshortit, tregon Grisham.

“Oh, po tallesh me mua, s’të besoj asnjë fjalë nga ato që thua,” rrëfen ajo të ketë dëgjuar një sherr mes Melania dhe Donald në dhomën e tyre.

Grisham tregon se Melania nuk mbante dot nervat kur historia e Trump me pornostaren u bë publike.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco