Ulet numri i rasteve, Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme

Ulet numri i rasteve, Japonia heq gjendjen e jashtëzakonshme

16:38, 29/09/2021
A+ Aa A-

Japonia do të dalë nga gjendja e jashtëzakonshme e vendosur që nga korriku në një pjesë të vendit për shkak të pandemisë, njoftoi sot kryeministri japonez, Yoshihide Suga, ndërsa situata shëndetësore është përmirësuar ndjeshëm javët e fundit.

Masat aktuale kufizuese, mbyllja më herët e bareve dhe restoranteve, ndalimi i shërbimit të alkoolit në to dhe kufizimi i pjesëmarrësve në ngjarjet e mëdha, u vendosën në mes të korrikut, para Olimpiadës Tokio 2020.

“Duke pasur parasysh rënien e rasteve të përditshme të COVID-19, kjo rregullore, aktualisht në fuqi në 19 nga 47 departamentet japoneze, nuk do të zgjatet përtej afatit të saj të planifikuar për të enjten”, tha Suga. “Falë përpjekjeve të të gjithëve, numri ditor i infeksioneve të reja në nivel kombëtar, që tejkaloi 25 000 në mes të gushtit, ra dje në 1 128”, shpjegoi ai në një takim ministror.

“Shkalla e zënies së shtretërve spitalorë në të gjithë vendin ka rënë nën 50 për qind dhe numri i pacientëve në gjendje të rëndë arriti kulmin në fillim të shtatorit dhe vazhdon të bjerë”, shtoi kryeministri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco