Pas paktit me Greqinë për luftanije, Franca marrveshje për shitje topash luftarake me Çekinë

Pas paktit me Greqinë për luftanije, Franca marrveshje për shitje topash luftarake me Çekinë

13:17, 29/09/2021
A+ Aa A-

Franca pritet që t’ia shesë 52 topa të tipit “Caesar” Republikës Çeke në marrëveshjen që e kap vlerën e 257 milionë eurove, në kohën kur Parisi po bën përpjekje për autonomi më të madhe të Evropës në fushën e mbrojtjes, tha të mërkurën një zyrtar i Ministrisë së Forcave të Armatosura.

“Kjo (marrëveshje me Çekinë) vjen pas një periudhe të riafrimit me Republikën Çeke, që është shënuar në nivel strategjik, por gjithashtu një vizion që është më afër ndaj asaj se si duhet të jetë politika evropiane e mbrojtjes dhe me atë se çfarë duhet të na sjellë ajo”, tha zyrtari para gazetarëve në prag të vizitës së ministres franceze të Forcave të Armatosura, Florence Parly, në Pragë të enjten për ta nënshkruar kontratën.

Shumica e armëve do të montohen në Republikën Çeke. Çekia është njëra ndër nëntë shtetet evropiane që kanë kontribuar në forcat speciale të një kontingjenti evropian, shkruan Reuters.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha të martën se Evropa duhet të mos jetë naive, kur bëhet fjalë për mbrojtjen e interesave të veta dhe duhet t’i ndërtojë kapacitetet e veta ushtarake, pas nënshkrimit të marrëveshjes 3-miliardëshe me Greqinë për shitjen e anijeve luftarake.

Franca gjithashtu është munduar që t’i bashkojë aleatët evropianë në operacionet ushtarake në rajonin Sahel të Afrikës, ku ka rreth 5.000 trupa që luftojnë kundër militantëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco