Tronditëse/ Uria kryqëzon Etiopinë, nënat ushqejnë fëmijët me gjethe peme

Tronditëse/ Uria kryqëzon Etiopinë, nënat ushqejnë fëmijët me gjethe peme

13:09, 29/09/2021
A+ Aa A-

Pas zhurmës së luftimeve, uria po përhapet në heshtje, në provincën Tigray të Etiopisë, e cila është shkatërruar nga më shumë se dhjetë muaj lufte.

Sipas medieve të huaja, nënat rrëfejnë se u japin fëmijëve të tyre gjethe pemësh për t'i mbajtur  të gjallë.

Simptomat e kequshqyerjes tek fëmijët, skuqja e lëkurës dhe humbja e oreksit po bëhen më të zakonshme, sipas dokumenteve të brendshme dhe fotografive të një organizate humanitare, të cilat u raportuan në AFP këtë javë.

"Para luftës vajza ime ishte e shëndetshme fizikisht dhe mendërisht. Shikojeni atë tani. Ajo ka humbur oreksin e saj për javë të tëra", tha nëna e një fëmije 20-muajsh në fshatin Antigrat.

Kanë kaluar pothuajse tre muaj që kur OKB paralajmëroi se 400,000 njerëz në Tigray "kanë kaluar kufirin e urisë".

Që atëherë, situata është përkeqësuar në këtë krahinë të Etiopisë veriore, e cila i nënshtrohet një "bllokimi de fakto", sipas OKB -së, për shkak të së cilës shumica e ndihmës humanitare nuk arrin tek personat në nevojë.

Pas muajsh luftimesh dhe masakrash që kanë vrarë mijëra njerëz, mjekët kanë frikë nga një valë e re e vdekjeve nga uria, e cila mund të jetë e ngjashme me atë me të cilën u përball Etiopia në vitet 1980.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco