Populli indigjen përkujton mizoritë e luftës në Amazon

Populli indigjen përkujton mizoritë e luftës në Amazon

11:31, 29/09/2021
A+ Aa A-

Populli indigjen Ashaninka i Amazonës peruane shpreson se lufta që i vuri ata në shënjestër gjatë masakrave në vitet 1980, vdiq së bashku me udhëheqësin e grupit të dhunshëm maoist Abimael Guzman, kufoma e të cilit u dogj javën e kaluar.

Ashaninka, më i madhi nga 65 grupet autoktone amazoneze në Peru, jeton në xhunglat qendrore dhe juglindore të vendit. Ai ishte viktima kryesore autoktone e "Rrugës së Ndriçimit" gjatë luftës civile në Peru në vitet 1980 - 2000.

'Jo më masakra' 

Pas disfatës së tyre ushtarake tre dekada më parë, shumica dërrmuese e luftëtarëve të "Rrugës së Ndriçimit" u vunë pas hekurave.

Guzman, udhëheqësi i grupit të së majtës ekstreme, vdiq në moshën 86-vjeçare më 11 shtator në të njëjtin burg ku vuante dënimin e tij të përjetshëm që nga viti 1992. Atij iu dogj kufoma të premten me urdhër të gjykatës.

Historia e luftës "është historia e vdekjes së të gjithë familjes së Perusë", tha 37-vjeçari Chayeki Tinkavo, presidenti i Komitetit Indigjen të Vetë-Mbrojtjes të Ashaninka dhe Mashiguenga.

"Falë Zotit jemi gjallë. Ne duam të jetojmë në paqe, duke punuar që të mos ketë më masakra," tha ai, duke ngritur një armë dhe një shigjetë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco