Tronditëse/ Momenti kur adoleshentet rrihen bëhet virale

Tronditëse/ Momenti kur adoleshentet rrihen bëhet virale

10:43, 29/09/2021
A+ Aa A-

Policia australiane po heton një video tronditëse që tregon dy vajza adoloshente duke u grindur në një park.

Video tregon një adoleshente e veshur me bikini të zinj që paprimtas sulmon dhe godet një tjetër adoleshente.

Ndërsa dhuna mes dy adoleshenteve vazhdonte një grup burrash dëgjohen në video duke i inkurajuar vajzat teksa ata godasin njëra -tjetrën.

Sulmi zgjati gati një minutë dhe përfundoi kur vajza me bikini të zeza i dha goditjen e fundit në kokë viktimës.

Një zëdhënës i Policisë NSW tha se oficerët u thirrën në park rreth orës 2.10 pasdite të premten ( 24shtator) pas raporteve "një vajzë adoleshente kishte sulmuar dy vajza të tjera".

Ata thanë: “Grupi u shpërnda para se të mbërrinte policia. Oficerët nga Komanda e Zonës së Policisë në Plazhet Lindore po kryejnë hetime'.

Pamjet janë marrë nga një prind i shqetësuar i cili i tmerruar është shprehur për Daily Telegraph:

"Ajo nuk mund të lihet të ikë me këtë mendim se ajo thjesht mund të sulmojë njerëzit dhe të mos ketë pasoja, gjithashtu dhe burrat që i inkurajonin duhet të gjurmohen dhe të akuzohen për nxitje të dhunës. " 

Nuk është e qartë se çfarë provokoi sulmin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco