‘SHBA se ruan dot më rendin botëror’/ Berlusconi i qartë: BE e bashkuar për interesat tona

‘SHBA se ruan dot më rendin botëror’/ Berlusconi i qartë: BE e bashkuar për interesat tona

16:46, 21/09/2021
A+ Aa A-

Për ish-kryeminstrin italian Silvio Berluskoni, Bashkimi Europian duhet të ketë një politikë të jashtme të veten, pavarësisht aleancës me Shtetet e Bashkuara.

Gjatë një takimi virtual të Partive Popullore Europiane, sipas liderit të “Forca Italia”, Europa sot është një domosdoshmëri.

“Në sfidat e mëdha planetare do të kemi mundësi të ruajmë interesat tona vetëm nëse jemi të bashkuar. Shtetet e Bashkuara nuk janë më në gjendje që të ruajnë rendin botëror”, tha Berlusconi.

“Përvoja e dhimbshme e Afganistanit konfirmoi në mënyrë dramatike dy aspekte gjithnjë e më të dukshme të shekullit XXI. I pari është që Shtetet e Bashkuara mbeten miq dhe aleatë thelbësor, por nuk janë më në gjendje të garantojnë të vetëm rendin liberal botëror. Aspekti i dytë është që Europa, deri kur të mos ketë një politikë të jashtme të bashkuar, të mbështetur nga një instrument ushtarak europian i fortë, nuk do të jetë në gjendje të kryejë rolin e vet autonom”.

Berlusconi shtoi gjithashtu se e ardhmja e Europës duhet të bazohet në parimet e njerëzve që e bën të madh kontinentin në të shkuarën, si personazhet kryesorë të viteve të pasluftës (L2B) Adenauer, Schumann, De Gasperi, etj.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco