A do të rikthehen vajzat në shkollë? Zëdhënësi i talebanëve jep lajmin e mirë

A do të rikthehen vajzat në shkollë? Zëdhënësi i talebanëve jep lajmin e mirë

09:47, 21/09/2021
A+ Aa A-

‘Vajzat do të kthehen në shkollë sa më shpejt të jetë e mundur’ është shprehur zëdhënësi i talebanëve Zabihullah Mujahid duke shpejguar se ai ishte duke punuar për të përfunduar procedurat që vajzat afgane të mund të rifillojnë arsimin e tyre.

Ndërkohë talebanët kanë bërë të ditur listën e zëvendësministrave që kompleton ekipin e ekzekutivit të përkohshëm, por që në mes të nominuarve nuk ka gra.

Mujahid, i cili është gjithashtu zëvendësministër i Informacionit, theksoi se pakicat etnike si Hazari janë përfshirë në qeveri dhe specifikoi se gratë mund të shtohen në ekzekutiv në një kohë të mëvonshme. 

Komisionerja e BE -së për Punët e Brendshme Ylva Johansson mori pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të BE -së në Nju Jork, të kryesuar nga Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme Josep Borrell "për të diskutuar, mes çështjeve të tjera, situatën në Kabul".

 "BE qëndron pranë popullit afgan," shkroi Johansson në Twitter. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco