Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor per konçesionet në shendetësi, pyeten dëshmitarët

Video tronditëse/ Oficerët amerikan fshikullojnë me kamxhik emigrantët në kufi me Meksikën

Video tronditëse/ Oficerët amerikan fshikullojnë me kamxhik emigrantët në kufi me Meksikën

08:28, 21/09/2021
A+ Aa A-

Pranë Del Rio , Texas, një krizë e re humanitare ka shpërthyer me ardhjen e mbi 10 mijë njerëzve. 

Videot e publikuara në rrjete sociale ku oficerët amerikan të policisë kufitare mbi kalë fshikullojnë me kamxhik emigrantët që kërkojnë azil kanë tronditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

"E tmerrshme të shihet" tha Psaki zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Një rast i turpshëm i të drejtave të njeriut për administratën Biden dhe për ministrin e tij Alejandro Mayorkas, bir i refugjatëve (Kubanë). 

Sa i përket vendimit të Presidentit Joe Biden për të riatdhesuar të gjithë emigrantët në kufi, Psaki tha:

"Kjo nuk është koha për të ardhur".

Pas polemikave, ka ndërhyrë edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken .

 "Emigrimi ilegal paraqet rreziqe serioze për emigrantët dhe familjet e tyre. Fola me kryeministrin e Haitit Ariel Henry për riatdhesimin e emigrantëve haitianë në kufi dhe për vështirësitë e emigrimit të parregullt," shkroi ai në Twitter.

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco